Fiton Chelsea, ngjitet në vendin e tretë.

07.04.2013 (komentet: 0)

Chelsea e ka shfrytëzuar barazimin e Tottenhamit për t’u barazuar me pikë dhe për të zënë pozitën e tretë në tabelë.

Blutë kanë shënuar fitore prej 2-1 kundër Sunderlandit në ndeshjen e të dielës në Stamford Bridge.

Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë jo të mirë, ndërsa këtë e shfrytëzuan mysafirët për të ardhur te goli i epërsisë.

Pas një krosimi nga këndi të Johnson, Cesar Azpilicueta shënoi në portën e gabuar (45’).

Mirëpo, porsa filloi pjesa e dytë (47’), lojtarët mysafirë ua kthyen favorin Bluve duke shënuar në portën e vet. Njeriu tragjik ishte Matthew Kilgallon.

Pas goditjes së David Luiz, topi u devijua nga Branislav Ivanovic dhe përfundoi në rrjet (55’) për epërsinë e vendasve.

Chelsea ka grumbulluar 58 dhe mban pozitën e tretë në tabelë. Pikë të barabarta ka edhe Tottenhami një pozitë më poshtë.

Arsenali, nga ana tjetër, që është po ashtu në garë për një vend në top-katërsh, ka vetëm dy pikë më pak se dy skuadrat e përmendura.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment