Fiton Bayerni me golin e Shaqiri-t

27.04.2013 (komentet: 0)

Përkundër se e ka fituar titullin e Bundesligas për sezonin 2012/2013, Bayern Munichu vazhdon me fitore. Kësaj radhe, viktime e bavarezëve ishte Freiburgu që pësoi me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, në pjesën e parë (35’).

Vendasit patën raste të shumta gjatë lojës, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Bayerni vazhdon ta përmbyllë një sezon mbresëlënës, në të cilin është në rrugë për t’i fituar tre titujt.

Kthehu mbrapa

Shto koment