Fiorentina e Valencia me një këmbë në fazën tjetër

20.02.2014 (komentet: 0)

Fiorentina thuajse e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Europa League, pasi fitoi me rezultat 3-1 si mysafir i klubit danez, Esbjerg fB.

Alessandro Matri (8’), Josip Ilicic (15’) dhe Alberto Aquilani (37’) shënuan për mysafirët, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Martin Pusic (10’).

Valencia ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim te Dynamo Kyivi.

Të dy golat e klubit spanjoll u shënuan në pjesën e dytë. Eduardo Vargas (70’) dhe Sofiane Feghouli (90’) ishin realizues.

Tottenhami ka pësuar me rezultat 1-0 si mysafir i klubit ukrainas, Dnipro.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment