Fillon Liga e Kampionëve
18.09.2012 (komentet: 0)
Sot do fillojë trofeu më i vlefshëm evropian, por edhe botëror, Liga e Kampionëve

Titulli ku do konkurrojnë skuadrat më të forta të sezonit të kaluar, do të startojë sonte me duelet e para.
Takimet si gjithmonë do zhvillohen nga orari i përhershëm 20:45,por me përjashtim kur ndeshjet luhen jashtë Evropës apo diku tjetër si Rusi, ku orari i ndeshjeve me kohën tonë i bije 18:00.
Superdueli i parë do zhvillohet në stadiumin e ”ferrit” për shumë skuadra, ”Santiago Bernabeu”, ku Reali i Madridit pret Cityn e Mancinit.
Skuadra e Arsenalit ka udhëtuar në Francë për t’u takuar me kampionin aktual, Montpellier, që sezonin e ka nisur katastrofalisht!
Ndeshje nga skuadrat e famshme sot do zhvillojë edhe Milani, që pret skuadrën belge, Anderlecht.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen sonte janë:
PSG - Dinamo Kiev
Dianmo Zagrebit - Porto
Olimpiakos - Schalke
Malaga - Zenit
Dortmund – Ajax.
Shto koment