FIFA nis procedimin ndaj Mourinhos

22.03.2013 (komentet: 0)

FIFA ka vendosur të nisë procedimin ndaj trajnerit të Real Madrid, Jose Mourinho.

Tekniku portugez, para disa ditësh, në një intervistë për kanalin luzitan ‘RTP’, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë botërore të futbollit duke theksuar se votimi për trajnerin e vitit 2012 është manipuluar.

Në një prononcim për mediat, Bryan Jimenez, drejtues i FIFA-s u shpreh: ‘Ky person flet për votë të manipuluar. Mendoj se është diçka e papërgjegjshme. Do të vlerësojmë fjalët e tij dhe do të vendosim për nismat ligjore që do të ndërmarrim për të rregulluar imazhin e FIFA-s’.

Gjithsesi, shtypi spanjoll mohon mundësinë e sanksioneve megjithëse rreziku ekziston.

Kthehu mbrapa

Shto koment