FIFA i lejon Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore

22.05.2012 (komentet: 0)

Më në fund pas shumë e shumë përpjekjeve, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), sot ka marr lajmin e gëzueshëm.

“Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht se Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare në futboll, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së, në Budapest. Lajmi i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nga autoritetet më të larta të FIFA-s, ndërsa do të bëhet publik për opinionin rreth orës 16 të ditës së sotme”, është thënë në njoftimin e zyrës së Zëvendëskryeministri Pacollit.

Kthehu mbrapa

Shto koment