FIFA i kundërpërgjigjet Mourinho-s.

20.03.2013 (komentet: 0)

FIFA i ka dalë në mbrojtje integritetit të çmimit ‘Trajneri më i mirë në botë’, pas deklaratave të Jose Mourinhos se procesi i votimit ka qenë i montuar.

Trajneri i Real Madridi deklaroi në një intervistë televizive se nuk kishte marrë pjesë në gala ceremoninë e FIFA-s në janar, sepse votat e disa njerëzve që i kanë dhënë për të, i kanë shkuar dikujt tjetër.

“Mund të konfirmojmë se lista e votave e publikuar në Fifa.com është korrekte”, ka deklaruar një zëdhënës i FIFA-s.

Po ashtu, strategu portugez e ka vënë në pikëpyetje edhe çmimin prestigjioz ‘FIFA Topi i Artë’, duke thënë se Cristiano Ronaldo e meritonte më shumë se Lionel Messi.

Kthehu mbrapa

Shto koment