Ferronikeli ia terron Prishtinës
03.09.2014 (komentet: 0)
Ferronikeli ka arritur edhe fitoren e tretë në këtë sezon të garave, duke mundur Prishtinën me rezultat 0-1, të mërkurën midis kryeqytetit, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt.
Ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Ferronikelit, ka dhënë lojë të kënaqshme, ndonëse ishin “bardhekaltrit” ata që shumicën e lojës kishin iniciative në terren, por mysafirët u kthyen në Drenas më pikët e plota.
Skuadra e Gani Sejdiut, me golin e Dermakut në minutën e 35-të mposhtën Prishtinën, duke shkkatuar befasinë e madhe të kësaj xhiro.
Madje, skuadra nga Drenasi me një lojtar më pak mundi skuadrën e Bylbyl Sokolit, pasi largimit më karton të kuq Doshlakut.
Pas kësaj fitore, Ferronikeli arrin në kuotën e nëntë pikëve dhe merr kreun e tabelës, kurse Prishtina mbetet në pozitën e tretë më shtatë pikë.
Shto koment