Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë tifozët kundër Serbisë

20.03.2014 (komentet: 0)

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka mohuar lajmin se UEFA ka kërkuar që mos tu shiten bileta tifozëve nga Kosova, për ndeshjen Shqipëri - Serbi, sfidë kjo që është në program të luhet më 8 tetor 2015, në Elbasan.

FSHF përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tifozët nga Kosova do të jenë të lirë të vijnë në stadiumin e Elbasanit për ndeshjen Shqipëri –Serbi.

“Nuk ka pasur rekomandime apo sugjerime të tilla, për Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ana e organizmit më të lartë të futbollit evropian, UEFA”, është thënë në njoftimin e FSHF-së.

“Nga ana e saj, FSHF garanton që edhe sikur të kishte të tilla ‘këshilla’, ato kurrsesi nuk do të merreshin parasysh nga ana e institucionit shqiptar të futbollit. Tifozët kosovarë, kanë qenë, janë dhe do të jenë, kurdoherë të mirëpritur, në të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi, pavarësisht se kundër cilës kombëtare do të luajmë. Mbështetja e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, për ekipin kombëtar të futbollit, është e pazëvendësueshme dhe burim frymëzimi për djemtë tanë në arritjen e rezultateve pozitive që i dëshirojmë të gjithë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Sipas këtij njoftimi, FSHF i ka bërë thirrje, të gjithë grupimeve të tifozerisë së kombëtares, që të mbështesin sa më fort, si deri më tani, ekipin kombëtar të futbollit.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment