Federata Angleze asnjë veprim kundrër Agueros

15.04.2013 (komentet: 0)

Federata angleze e futbollit nuk do të ndërmarrë kurrfarë masash ndaj Sergio Agueros për ndërhyrjen e rrezikshme ndaj David Luizit.


Sulmuesi i Manchester Cityt bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj mbrojtësit të Chelseat në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA, ndërsa arbitri i ndeshjes, Chris Foy, akordoi gjuajtje të lirë, por nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë argjentinasin.

Është pritur që federata ta dënojë Agueron pasi t’i shikojë xhirimet, mirëpo ai do të luajë në finale të FA Cup kundër Wiganit.

Kthehu mbrapa

Shto koment