Fansat e Schumit duhet të përgatiten për më të keqen

25.03.2014 (komentet: 0)

Ish-shefi i punonjësve mjekësorë të Formula 1, Gary Hartstein, mendon se fansat e Michael Schumacherit duhet të jenë të përgatitur për lajme të këqija, duke qenë se gjasat janë shumë të vogla që ai të riaftësohet.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 pësoi një dëmtim serioz të kokës gjatë një aksidenti skijimi në Meribel të Francës në fund të dhjetorit të kaluar.

Që atëherë ai gjendet në koma të shkaktuar në mënyrë mjekësore.

Hartstein ka shkruar në blogun e tij se me kalimin e kohës gjasat janë gjithnjë e më të vogla që 45-vjeçari të rikuperohet.

“Jam i vetëdijshëm se sa e duan njerëzit Schumacherin, prandaj jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë në rast se publikohet një lajm i tmerrshëm”, transmeton The Mirror fjalët e Hartstein.

Kthehu mbrapa

Shto koment