Falcao lojtar i United

02.09.2014 (komentet: 0)

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Radamel Falcaos nga gjiganti francez, Monaco.

Manchester United ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se ka arritur kompletimin e transferimit të sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao, në çastet e fundit të afatit kalimtar.

Telegrafi e ka përcjellur këtë sagë minut pas minuti që zgjati nga mëngjesi dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi.

Ky është një transfer huazimi një vjeçar me opsion të vlerjes për 50 milionë euro, teksa lojtari do të përfitoj 18 milionë euro në sezon.

“Jami ngazëllyer që jam pjesë e Mancheter United këtë sezon si huazim. Manchester United është klubi më i madh në botë dhe është qartë i përkushtuar për t'u kthyer në maje. Mezi pres të punoj me Van Gaalin dhe t'i kontribojmë historisë së United”, u shpreh Falcao pas kompletimit të transferimit.

I ngazëllyer u shpreh edhe Van Gaal, që shtoi se për të ishte një mundësi që nuk duhej lëshuar transferimi i Falcaos për shkak të statistikave të tij të jashtëzakonshme.

Ky është transferi i dytë më i madh këtë verë te Manchester United pas transferimit të Angel Di Marias për 84 milionë euro.

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Radamel Falcaos nga gjiganti francez, Monaco.

Kthehu mbrapa

Shto koment