Fabregas në dyshim për PSG-në, Mou: Nuk mundemi pa të

17.02.2015 (komentet: 0)

Cesc Fabregas është duke luftuar minut pas minuti ndaj sëmundjes së tij në mënyrë që të jetë pjesë e ekipit të Chelseat kundër PSG-së.

Mesfushori është rikthyer nga një zgjatje në kofshë të cilën e ka marrë në Kupën e Ligës ndaj Liverpoolit dhe luajti 20 minuta ndaj Evertonit.

Por, tash ai e ka gripi para ndeshjes ndaj PSG-së dhe Mourinho e di se 27 vjeçari do ta ketë të vështirë në sfidën të cilën zhvillohet në Paris.

“Ne kemi probleme të vogla, jo të gjithë janë mirë. Oscar është problem. Fabregas është i sëmurë, ëillian nuk ndihet mirë pas ndeshjes ndaj Liverpoolit, por që të gjithë duan të luajnë”.

“Ne jemi tjetër ekip me Fabregasin, nuk po them më mirë ose më keq, po them më ndryshe. Ekipi pa të humb kontroll, posedim dhe nuk është ekipi i njëjtë i mirë organizuar. Me të e kontrollojmë lojën më mirë. Ne kemi posedim për shkak të stilit të lojtarit që ai është”, u shpreh Mourinho. 

Kthehu mbrapa

Shto koment