Evertoni i jep leksion Arsenalit

06.04.2014 (komentet: 0)

Evertoni ka dhuruar spektakël sot në Goodison Park duke e mposhtur Arsenalin me rezultat bindës, 3-0.

Seria e golave u hap kur pas një harkimi të Leighton Baines nga e majta, Romelu Lukaku e goditi topin por Szczesny e largoi atë në këmbët e Steven Naismith, i cili e dërgoi topin në rrjetë (14’).

Dominimi i Evertonit u konfirmua në minutën e 34-të kur Lukaku me një depërtim të mirë në zonë e mposhti tërë mbrojtjen e Topçinjëve për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Kriza e Arsenalit u shtua kur pas një tollovie në zonë, Mikel Arteta shënoi autogol (61’). Ndërsa, edhe pse të dyja palët patë raste tjera, rrjetat nuk u tundën më.

Me këtë humbje, Arsenali rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi që renditet në vendin e katërt me vetëm një pikë më pak se Evertoni, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kthehu mbrapa

Shto koment