Europa League : Juve dhe Sevilla në gjysmëfinale

11.04.2014 (komentet: 0)

Juventusi ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League me një fitore ndaj Lyonit në shtëpi me rezultat 2-1, teksa të njëjtën gjë thellësisht e bëri Sevilla, që përmbyshi gjithçka në shtëpi ndaj Portos.

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, e mori ndeshjen më seriozisht se sa që thoshte, pasi që hyri në fushë me Carlos Tevezin, sulmuesin më të mirë në Serie A këtë sezon.

Pas katër minutash lojë, skena i takoi mjeshtrit të madh.

Andrea Pirlo realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, si baba i këtyre gjuajtjeve që është (4'). Brand e barazoi rezultatin në minutën e 18-të për të hapur gjithçka në Torino.

Sidoqoftë, në pjesën e dytë ishte Claudio Marchisio ai që realizoi për 2-1 në minutën e 68-të për të mbyllur sfidën.

Sevilla në anën tjetër në shtëpi e shkatërroi totalisht Porton. Rakitic hapi gjithçka nga penaltia (5'), teksa Vitolo (26') e Bacca (29') shënuan për 3-0 dhe demoralizimin e mysafirëve.

Të gjitha shpresat e mysafirëve nga Portugalia i shoi Gameiro (79'), teksa në fund të takimit ishte Quaresma ai që me një supergol shënoi golin e nderit për Porton.

Juventusi në gjysmëfinale kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-1, teksa Sevilla me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Benfica po ashtu siguroi kualifikimin pas fitores prej 2-0 ndaj Benficas.

Shorti i gjysmëfinaleve tërhiqhet të premtën në mesditë në Nyon të Zvicrës.

Kthehu mbrapa

Shto koment