Ertan Rexhepi e “kalli” Serbinë

31.08.2013 (komentet: 0)

Të dielën në Obrenovac të Serbisë është zhvilluar turneu memorial i mundjes “Nikola Tesla” ku ka marr pjesë edhe klube nga Maqedonia, ndër to edhe KM Tefejuz. Më i suksesshmi ka dal mundësi i këtij klubi, Ertan Rexhepi i cili triumfoi në 60 kg. Ai deri te ky sukses arriti pasi mposhti tre garues. Në të parën shkatërroi mundësin e Koçanit, Ivan Janev me 8:0.

Në xhiron e dytë ishte më i mirë se përfaqësuesi i Hungarisë, kurse në finale mposhti reprezentatuesin e Serbisë me tush. “Ishte një turni i fuqishëm ku morën pjesë disa shtete. Unë pata tre lufta të suksesshme dhe jam i kënaqur me suksesin e arritur. Tani më presin edhe disa aktivitete deri në fund të vitit ku shpresoj se do të kaloj mirë”, deklaroi Rexhepi i cili sivjet ka treguar disa suksese si në vend ashtu edhe jashtë saj.

Kthehu mbrapa

Shto koment