Ëndrra për të veshur fanellën e Milanos pret t’i bëhet realitet

04.12.2012 (komentet: 0)

Leart Bilalli, futbollisti 13 vjeçar nga Gjilani, i cili ishte në mesin e 10 sportistëve të rinj të përzgjedhur nga e gjithë Republika e Kosovës nga përfaqësuesi i KF “Milano”, si sportist potencial për t’u shkolluar në këtë klub gjatë të ardhmes, duket se po I shko mbarë, pasi ai ka prekur fushën e  Milanos e tani e ëndërron veshjen edhe të fanellën kuq e zi të këtij klubi. 


Bilalli  këtë vjeshtë mori rrugë për në Itali, për të qenë pjesë e 360 lojtarëve nga mbarë bota. Fati deshi që ai,  të ishte me një ekip me lojtarë nga Kosova, Shqipëria, Mongolia, Ukraina e Rusia dhe në katër ndeshje sa zhvilloi ia doli të shënojë pesë herë. Ishin dy fitore, një humbje e një barazim që bënë që ekipi i tij të dalë i dyti, ndërkohë që Learti si lojtar i merituar mori ftesë të veçantë për të zbritur në fushë në lojën e Milanit ndaj Chievos.

Nga të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Leart Bilalli, ishte përzgjedhur që të zbres në fushën e blertë në ballafaqimin në fjalë, pasi gjatë katër ndeshjeve që i kishte zhvilluar në Kampin e Milanit, kishte shënuar pesë herë, duke qenë golashënuesi më i mirë për grupmoshat e lindura më 1997, 1998, 1999 e 2000. 

Ai si lojtari më i mirë është shpërblyer me topin që i dedikohej golashënuesit më të mirë, fanellën e Milanos dhe meritën për të marrë pjesë në ndeshjen kampionale.

“Jam gëzuar pa masë kur të gjithë lojtarët e Milanos e edhe presidenti Galliani dhe udhëheqës të tjerë të klubit vunë firmën e tyre mbi fanellën që m’u dhurua mua”,ka thënë Leart Bilalli, për të cilin kjo ishte një përvojë e paharruar.

Prindi i Leartit, Alixhemali, që ka përcjellë të birin, thotë se ishte ftuar nga udhëheqës të kampit dhe i është thënë se biri i tij është lojtar inteligjent e i mirë dhe se nga ai presin se di të bëhet një lojtar shumë i mirë dhe iu tha vetëm edhe një fjalë se do të mbeten në kontakt.

Leart Bilalli, i lindur në vitin 1999, si 6- vjeçar kishte nisur të luaj futboll në KF Gjilani nën përkujdesjen e trajnerëve Selim Muja e Veton Xhemajli e në moshën 8- vjeçare filloi të luaj për fatosë në pozitën e sulmuesit të majtë, ku u dallua si golashënues i spikatur, për të arritur suksesin më të madh si i përzgjedhur për të qenë pjesëmarrës në Kampin e KF Milanit. 

Përndryshe, kur ishte përzgjedhur për të qenë pjesëmarrës në kampin stërvitës të KF Milanit, trajneri i tij Selim Muja kishte thënë se Learti me të drejtë e meritoi të jetë në këtë përzgjedhje, ngase ai në ekipin e tij, gjithmonë ka qenë ndër lojtarët më të dalluar dhe me ambicie për tu ngjitur drejtë sukseseve.

Siç kishte thënë Muja, talenti i ri Leart Bilallit, di të luaj mirë me të dy këmbët edhe pse veçanti e ka të majtën, sikurse që mund t’i përshtatet çdo pozitë në fushë. Është tejet luftarak, që angazhohet edhe atëherë kur nuk e ka topin. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment