Emocionuese: Hasi flet shqip pas çmimit

15.01.2015 (komentet: 0)

 

 
 Besnik Hasi ka një dedikim special për çmimin: E thotë atë në gjuhën e ëmbël shqipe

 

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi, e ka përfunduar në mënyrë emocionuese fjalimin pasi u shpall trajner i vitit në Belgjikë, duke e falënderuar familjen në gjuhen shqipe.

 

“Fillimisht më duhet të falënderoj klubin që më dha mundësi dhe kohë që të ngritem në detyrë dhe të bëhem trajner i parë i skuadrës. Është një nder i madh. Një dedikim të madh më duhet t’ia bëj edhe familjes sime. Jua dua shumë, pa ju nuk do të isha këtu ku jam”, deklaroi Hasi, transmeton Gazeta Tribuna.

Video

Kthehu mbrapa

Shto koment