El Shaarawy pranë rikthimit

18.03.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, pritet që të kthehet shumë shpejt në stërvitje, pasi është rikuperuar nga lëndimi në këmbë.

Reprezentuesi italian ka pësuar një dëmtim frustrues menjëherë pas rikthimit dhe tani pritet që ai të kthehet përsëri, më i fuqishëm se kurrë.

“Stephan El Shaarawy fitoi punën atletike dhe do të fillojë të stërvisë me grupin javën e ardhshme”, shkruan në një komunikatë të klubit Rossoner.

Rikthimi i italianit është një lajm i mirë për Milanin, që mezi pret të përmirësohet nga kriza e madhe që ka kapluar ekipin për rezultate.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment