Edhe një fitore për Llamkos Kosovën

09.03.2014 (komentet: 0)

Lideri i tabelës në elitën e futbollit të Kosovës, Llamkos Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë të garave.

Edhe një fitore për Llamkos Kosovën

Vushtrriasit stinorin pranveror e kanë nisur me fitore duke mundur në udhëtim Ferronikelin me rezultat 0-1.

Futbollistët Ferronikelit në pjesën e parë janë shfaqur më të rrezikshëm, por nuk ia dolën që të prekin rrjetën e mysafirëve.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të dy skuadrat patën disa raste, ndërsa golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit, e shënoi Bajram Zuqaku në minutën e 82-të.

Nikoqirët pas golit të pësuar, më të gjitha forcat e kërkuan golin e barazimit por gjitha tentimet e tyre ishin të kota.

Duhet theksuar se të dyja skuadrat tërë pjesën e dytë e luajtën me 10 lojtarë, ngase gjyqtari për shkak të sjelljeve josportive i përjashtoi Fidan Gërbeshin dhe Semir Zenelin.

Llamkos Kosova më këtë fitore arrin në kuotën e 40 pikëve, dhjetë më shumë së Prishtina, ndërsa Ferronikeli mbetet në pozitën e nëntë me 15 pikë të grumbulluara.

Fitores në këtë xhiro i është gëzuar edhe Trepça ’89, e cila në “Riza Lushta” mundi Dritën me rezultat 1-0.

Në një ndeshje në të cilën dominuan mitrovicasit me golin e Blerand Kurtishaj, në minutën e 8-të arritën pikët e para në pjesën e dytë të garave. /KP/Telegrafi/

Superliga / Xhiroja e 18-të

Rezultatet

Ferronikeli - Llamkos Kosova 0-1
Trepça '89 - Drita 1-0

Dje

Prishtina - Trepça 2-0
Fushë Kosova - Besa 1-0
Ferizaj - Drenica (0-0)

Tabela:

1. Llamkos Kosova 40
2. Prishtina 30
3. Ferizaj 29
4. Drenica 28
5. Drita 26
6. Besa 26
7. Trepça ’89 24
8. Trepça 18
9. Ferronikeli 15
10. Hajvalia 15
11. Fushë Kosova 15

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment