E konfirmuar: 200 tifozë shqiptarë nga Gjermania në Beograd

11.10.2014 (komentet: 0)

Edhe pse po flitet se asnjë tifoz shqiptar nuk do të jetë në stadium, kjo duket se do të jetë vetëm një ëndërr për autoritetet serbe, sepse përkrahja nuk do të mungojë nga vise tjera.

 Pas ndalimit që edhe shqiptarët nga Presheva të jenë pjesë e ndeshjes në Beograd, ka ardhur një njoftim bombastik dhe shumë i mirë nga Gjermania.

Grupi i tifozëve “Mërgimtarët” ka njoftuar me anë të një komunikate se 200 antarë të kësaj tifozerie nga Bavaria e Gjermanisë më datën 14 tetor do të jenë në Beograd për të mbështetur kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Serbisë, transmeton Telegrafi.

Kryetari i grupit të tifozëve ka kontaktuar me ambasadën gjermane në Beograd, e cila ka premtuar se do të angazhohet për sigurinë e tifozëve.

“Presim një ndeshje të vështirë, por përkrahja nuk do të mungojë pavarësisht rezultatit”, shkruan në komunikatën e grupit të tifozëve Mërgimtarët.

 

 

Ky është një lajm i mirë për sportin shqiptar, pasi Serbia nxorri vështirësi dhe kërkoi lista e detaje të shumta burokrtaike vetëm për të penguar udhëtimin e tifozëve shqiptarë duke dalë edhe kundër rregullave të UEFA-s. /Telegrafi/

 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment