Dy tifozë të Chelseat theren në Stamboll

26.02.2014 (komentet: 0)

Dy tifozë të Chelseat, të cilët kanë udhëtuar në Turqi për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt, kanë përfunduar në shërbimet emergjente.

Mediat e atjeshme raportojnë se përkundër hospitalizimit, asnjëri nga ta nuk është në rrezik për jetën.

Incidentet kanë ndodhur të martën mbrëma, ndërsa kanë qenë të ndara edhe pse kanë ndodhur në të njëjtin lokal në Stamboll.

Klubi anglez është duke grumbulluar të dhëna përmes Konsullatës britanike, e cila është përfshirë në proces, megjithëse hetimet po udhëhiqen nga policia turke.

Chelsea është mysafir i Galatasarayt për ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve. 

Pergaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment