Drogba pensionohet në Romë

13.03.2014 (komentet: 0)

Romë, 13 mars - Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba mund ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Është skuadra nga kryeqyteti i Italisë, Roma që po tenton ta sjellë në Olimpico sulmuesin afrikan, kontrata e të cilit me Galatasarayn përfundon në qershor.

Drogba edhe pse 36 vjeçar vazhdon me paraqitje te fenomenale te Galatasary, ndërsa viteve të fundit ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, ku në vitin 2012 e udhëheqi Chelsean drejt lavdisë evropiane.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment