Dreni shembullor!

15.02.2014 (komentet: 0)

Dren (Mehmet) Rapuca është i lindur më 28.01.2000 në Gjilan, është nxënës i klasës VIII-2 në Shkollën e Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan .

Dreni që nga fëmijëria e hershme ka treguar interesim për sporte, por mbi të gjitha i pëlqejnë sportet luftarake, e në veçanti sporti i karatesë. Që nga viti 2010 është pjesë e klubit të karates “Dardania” në Gjilan.

Dreni është shumë i dhënë pas këtij sporti luftarak dhe për këtë dëshmojnë rezultatet që ai ka arritur përgjatë këtyre tre vjetëve.

Në këtë periudhë tre vjeçare Dreni ka zhvilluar 37 luftëra individuale e grupore në garat e karatesë në Koosovë si dhe në  shtetet e rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Dren Rapuca në të gjitha ndeshjet, garat individuale e grupore është radhitur nga vendi i parë deri në të tretin.

Kështu në garatë e organizuara në Ulqin “Ulqini Open 2011”, ka zënë vendin e parë (gara Kata), po ashtu edhe në garat “Ulqini Open 2012 ”në garat ekipore, zë vendin e parë, ndërsa në luftën individuale zë dy herë vendin e tretë.

 Po ashtu, në vitin 2011, në garat “Presheva Open 2011”, në gara ekipore ka zënë vendin e parë, ndërsa në lufta indivduale ka zënë vendin e dytë e të tretë.

Në Preshevë, Serbi, në garat ” K.K. Presheva Open 2011”, në luftë ekipore vendi i parë, ndërsa në luftë individuale vendi i dytë dhe tretë.

 

Në Vranjë, në vitin 2011 në garat e “K.K. Vranja Open“ si në luftë individuale dhe në atë ekipore zë vendin e tretë.

 

Në vitin 2011, në garat e ”K.K. Fati”, në Gostivar (Maqedoni) dhe në garat e “K.K. Drini” (Strugë- Maqedoni) zë vendin e dytë dhe të tretë, në gara individuale e po ashtu edhe në garat ekipore vendin e tretë.

 

Në Rozhajë të Malit të Zi, në vitin 2012, në garata e organizuara nga ” K.K. Rozhajë”, në garë individuale zë vendin e parë, ndërsa në garë ekipore vendin e dytë, e në një garë tjetër individuale vendin e tretë.

Në vitin 2012 në garat e “F.K.Ippon 2012” në Prishtinë, në garë individuale zë vendin e parë.

Në vitin2013,  në garat e “F.K.K .Shpresat” në luftë individuale zë vendi e parë.

Po ashtu në të njëjtin vit, pra në vitin 2013, në “F.K.K.Kampion individual” zë vendin e parë.

 

Në Shqipëri, në vitin 2013 në Elbasan, në garat e organizuara nga “Sport klub Elbasan”, në luftë individuale, zë venin e dytë, ndërsa disa ditë më vonë, në garë idndividuale, në garat e organizuara në Tiranë nga “F.K.Kupa Pavarësia 2” zë vendin e parë e të tretë.

 

Përmendëm disa nga garat më të rëndësishme në të cilat ka marrë pjesë Dren Rapuca dhe sukseset e tij, pa përmendur edhe shumë të tjera në Gjilan, Podujevë etj. Dreni ka marrë edh plotë mirënjohje për aktivitetin e tij sportive në karate.

Ai gjithashtu ka fituar me meritë të punës së tij dhe të trajnerit të tij Shkëlzen Bala edhe 4 brezat e karatesë, si të verdhin, të kuqin, të gjelbërtin dhe të kaltërtin.

 

Përpos barierave që ka edhe më tutje sporti Kosovar në pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, këtë problem e përcjell edhe sportin e karatesë, e poashtu  edhe Drenit, u dalin edhe shumë vështirësi të tjera e në veçanti ato janë të sferës financiare. Kështu Dren Rapuca, në të gjitha garat, si në vend, si në shtetet e rajonit, si për pjesëmarrje, ushtrime, gara, udhëtime, buajtje, i ka bërë me vetfinancim, përkatësisht me ndihmë finaciare nga familja, që do të thotë se është një barrë jo e lehtë e përballueshme në kushtet tona. Madje Dreni, për shkaqe financiare nuk ka mund të marrë pjesë në çdo garë, por i është dashur të “rezervohet “ shumë herë vetëm në garat finale. Kjo i ka pamundësuar atij, që të ketë edhe një përvojë edhe më të madhe.

 

Prandaj talentëve të tillë si Dreni, por edhe shumë të tjerë që ka në gjithë Kosovën, do duhej dalë në ndihmë, vet institucionet tona shtetërore, që kanë në përgjegjësi sportin, në mënyrë që ata, duke zhvilluar, afirmuar sporte të ndryshme, afirmojnë veten por edhe Kosovën. Talentët duhet, ndihmuar, ushqyer, afirmuar e jo t’i lëmë të shuhen.

Le të shpesojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjitha sportet e Kosovës, e ashtu edhe për Drenin, një karateist që premton, e i cili, përkundër angazhimeve në këtë sport arrin të jetë edhe nxënës i shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.

 

/Ismet Azizi/

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment