DRAXLER: WOLFSBURGU, ZGJEDHJE PERFEKTE PËR KARRIERËN TIME

10.09.2015 (komentet: 0)

Fillimisht Juventusi, më pas Wolsfburgu, sërish Juventusi dhe në fund Wolfsburgu.

Telenovela Julian Draxler pati një fund të lumtur vetëm për nënkampionët e Gjermanisë, pasi 21-vjecari refuzoi ofertën e bardhezinjëve pikërisht për t’u bërë pjesë e “Ujqërve”. Draxler prej disa ditësh ka nisur aventurën e tij me Wolfsburgun dhe është shumë i kënaqur për zgjedhjen që ka bërë. Në një intervistë për mediat gjermane futbollisti 21-vjecar shpjegoi edhe njëherë tjetër arsyet se përse zgjodhi skuadrën e Dieter Hecking dhe jo Juventusin.

“Po përshtatem mirë me skuadrën time të re dhe jam i lumtur për këtë fakt. Këtu atmosfera është më e qetë. Për momentin kam firmosur pak autografë kjo edhe sepse qyteti nuk është shumë i madh. Te Wolfsburgu mund të punohet mirë pasi ka më pak presion. Gjithcka është ndryshe te Schalke, aty tifozët kërkojnë gjithmonë maksimumin dhe dhe të vënë në vështirësi. Nëse humbet një ndeshje, te Schalke gjithcka vihet në diskutim. Përse nuk zgjodha Juventusin? Vendosa të mos transferohesha në një tjetër shtet sepse nuk ndihesha gati për një aventurë të tillë, dhe për një hap kaq të madh në karrierën time”.

Julian Draxler u ble nga Wolfsburgu për shumën e 36 milionë Eurove për të zëvendësuar në skuadër të larguarin Kevin De Bruyne, i cili u transferua te Manchester City. Gjthsesi 21-vjecari thekson se nuk ndodhet te “Ujqërit” për të marrë vendin e lënë bosh nga mesfushori belg.

“Unë dhe De Bruyne jemi lojtarë të ndryshëm. Kevin ka lënë një boshllëk të madh me largimin e tij. Besoj se mund ta mbuloj atë por duke u bazuar te karakteristikat e mia”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment