Ditë më të mira për Peshkatarinë Kosovare

26.01.2013 (komentet: 0)

Kreu i federatës së Peshkatarisë Sportive Rekreative së Kosovës (FPSRK), Arianit Sllamniku, i cili në këtë detyrë erdhi vetëm para pak muajsh, duket se e ka seriozisht, pasi vetëm për pak muaj, në krye të kësaj federate, janë shpeshtuar aktivitetet e saja si asnjëherë më parë.


Përveç organizimeve tjera, këto ditë përfaqësues të kësaj Federate kanë udhëtuar për në Slloveni e Kroaci ku kanë zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues simotra  të atyre shteteve.

Pas kthimit nga  këto takime, Arianit Sllamniku, kryetar  i FPSRK-së  i ka thënë Portalit Rajonal 2LONLINE.com, se i vlerëson shumë të suksesshme dhe të rëndësishme këto vizita dhe takimet me krerët e federatave të peshkatarisë së atyre vendeve. 

Sllamniku ka bërë të ditur se së bashku edhe me anëtarin tjetër të Federatës Arif Kadriun, në Slloveni janë takuar me Miroslav Zaberl, kryetar të Federatës së Peshkatarisë dhe me Peter Sollar, sekretar, derisa në Kroaci janë takuar me Vladimir Sever, kryetar i federatës së Peshkatarisë dhe Tomislav Feldhofer, sekretar.

Sllamniku ka bërë të ditur se në këto dy takime ai ka prezantuar përbërjen e FPSRK dhe funksionimin e saj ne nivel nacional dhe ne relacion me institucionet shtetërore ndërsa kërkesë e Federatës Kosovare ka qenë kryesisht lobimi në institucione të rëndësishme siç janë FIPS dhe CIPS, për pranimin e Kosovës si shtet me të drejta të barabarta si të tjerët, propozimi i nënshkrimit të një marrëveshje  mirëkuptimi  për bashkëpunim bilateral dhe bashkëpunimi në projekte te ndryshme në lidhje me kujdesin ndaj ambientit, me theks te veçantë, ujërat dhe peshqit. 

Përndryshe, gjatë takimit me  miqtë slloven, mësohet se Federata Sllovene e Peshkatarisë është anëtare e FIPS dhe CIPS, e në këtë drejtim, z. Peter Sollar ka premtoi se do të bëjnë  të pamundurën që edhe Federata e Kosovës të jetë pjesë e këtyre institucioneve. Ai ka premtuar angazhim për ndërlidhje me sekretariatin e këtyre organizmave  p si dhe marrje ne udhëzimeve për integrim sa me te shpejt në këto institucione. 

Në këtë takim është diskutuar edhe për ligjet e peshkimit ne Slloveni  për kontrollin e ujërave, pastaj rreth funksionimit të brendshëm të federatës, për të këmbyer kështu përvojat.

Po ashtu edhe takimi me  drejtues të Federatës Kroate të Peshkatarisë ka kaluar në frymë shumë produktive, ka thënë Sllamniku nga i cili takim është marrë po ashtu premtimi se mbështetja e Federatës se Peshkatarëve Sportive në Republikën e Kroacisë, do të jetë gjithmonë  në anën e Kosovës, përkatësisht institucioneve përkatëse të peshkatarisë.

Edhe gjatë takimit me drejtues të federatës kroate, Vladimir Sever, kryetar, dhe Tomislav Feldhofer u shkëmbyen përvojat rreth funksionimit të Federatave dhe është diskutuar mundësia që edhe Federata Kosovare e Peshkatarisë  të jetë e integruar në institucionin më të lartë të peshkatarisë CIPS, për çka u morën këshilla dhe premtime për ndihmë në këtë drejtim.

Ne Prill te vitit 2013 do të organizohet Kongresi ne nivel botëror dhe Kroacia do të lobojë që edhe Kosova të pranohet në CIPS duke u bërë pjesë e kësaj familje sikur shumë shtete anëtare në këtë institucion.

“Ne si Federatë Kosovare do të ofrojmë  të gjitha argumentet e qarta se pse duhet edhe ne te jemi në institucionet më të larta të organizmave që kanë të bëjnë me Peshkatarinë. . Ne jemi shtet që jemi pranuar nga më se 100 shtete, organizimi në nivel të lartë i garave ne nivele komunale dhe nacionale, në përshtatshmëri me të gjitha standardet dhe rregulloret e FIBS dhe CIBS, mbështetja e idesë se integrimit kosovar nga shumica e vendeve fqinje dhe regjionale e të tjera”, ka thënë Sllamniku duke vlerësuar lartë gatishmërinë e federatave sllovene e kroate të ndihmojnë në këtë drejtim.

Përndryshe, Sllamniku bëri me dije se kanë marrë ftesën që më 2014 të marrim pjesë në festimin e 90vjetorit të krijimit të Federatës Kroate të Peshkimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment