Digjet shtëpia e Jese Rodriguez

26.03.2014 (komentet: 0)

Një trembë e madhe e ka kapluar sulmuesin e Real Madrid, Jese Rodriguez, të cilit iu ka djegur shtëpia në zonën e vendbanimit të tij në La Finca të Pozuelo de Alarcón.

Tre punëtorë janë dërguar në spital. Njëri prej tyre është ka pasur të djegur trupin e tij, kurse puntorët e tjerë janë marrur në kujdes intensiv në Puerta de Hierro. Përveç kësaj, një rojtar është në gjendje kritike nga thithja e tymit.  
 
Lojtarët tjerë të Real Madridit, të cilët gjithashtu jetojnë në këtë zonë kanë ardhur në vendin e ngjarjes.  
 
Jese, i cili kishte lënduar ligamentet kruciale javën e kaluar, është duke vazhduar me procesin e rikuperimit.

Kthehu mbrapa

Shto koment