Diego: Tifozët të rëndësishëm për derbin

01.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Atletico Madridit, Diego Ribas, beson se përkrahja në Vicente Calderon do të jetë faktor kyç në derbin e kësaj fundjave.

 Të dielën Atletico Madridi dhe Real Madridi përballen në derbin e madh të La Ligas dhe është Diego ai që beson në rezultat pozitiv dhe përkraje të tifozëve.

“Do të jetë shumë vështirë, pasi që gjithmonë ka qenë kështu në kampionat, e sidomos ndaj ekipeve të mëdha si Real Madridi”.

“Ne jemi të përgatitur për një performancë të mirë. Ne kemi tifozët tanë dhe ne jemi më të fortë në Calderon. Detajet tjera do të na e fitojnë ndeshjen, si koncentrimi dhe shfrytëzimi i rasteve”, ka thënë Diego.

Pergaditi : E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment