Diego Lopez: Me fat që jam te Reali
16.03.2014 (komentet: 0)
Portieri i Real Madridit, Diego Lopez, ka deklaruar se ai është shumë i lumtur dhe me fat që është pjesë e Real Madridit.
Portieri i Los Blancos ka deklaruar pas fitores prej 1-0 ndaj Malagas se ai është shumë i lumtur në klub dhe ndihet i privelegjuar që është pjesë e tij.
“Jam i privelegjuar që jam pjesë e këtij ekipi. Unë dua që të luaj secilën ndeshje dhe të inicioj sa më shumë unitet mes lojtarëve brenda në ekip”.
“Iker Casillas është kapiteni dhe është emblema e ekipit. Fjalët e tij janë të mirëpritura dhe unë e respektoj shumë. Ne të dy kemi cilësi dhe po garojmë për t’u bërë më të mirët në botë”, ka thënë Lopez.
/E.Smerqaku/
Shto koment