Diego Costa nuk luan ndaj Barcelonës

01.04.2014 (komentet: 0)

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, pranon se do të jetë vështirë për Diego Costa të luajë gjatë takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

Costa ka qenë shtylla kryesore e suksesit të Atleticos këtë sezon, me 32 gola të shënuar në të gjitha garat, përfshirë gjashtë në pesë takimet e fundit. Por ai mund të mungojë në takimin e sotëm në Camp Nou, pasi u largua duke çaluar nga stërvitjet e djeshme.

“Mjekët do ta vlerësojnë fitnesin e tij, por unë nuk e shoh atë duke luajtur. Pasi e kam përcjellë në stërvitje, mendoj se do të jetë vështirë për të t’ia dalë, por ne do të presim pasi ende ka kohë deri në fillim të ndeshjes, ka thënë Simeone.

Mungesa e Costa do të ishte një goditje a madhe për Atletico, pasi Simeone mendon se sulmuesi është po aq i rëndësishëm për skuadrën e tij, sa Lionel Messi për Barcelonën.

"Pa dyshim. Cristiano (Ronaldo), Messi dhe Costa, të gjithë kanë stilin e vet të lojës, por janë njëjtë të rëndësishëm”.

“Mendoj se Diego po zhvillohet ditë pas dite dhe Messi është duke treguar se sa mirë i kanë bërë ata dy muaj pushim dhe do të shkojë në Kupën e Botës në top formë”, ka shtuar argjentinasi.

Kthehu mbrapa

Shto koment