Diego Costa lojtar i Chelseat

13.05.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e Chelseat.

 Lajmin e ka konfirmuar vet Diego Costa në rrjetin social Instagram, ku i ka dhënë lamtumirën e fundit ekipit të tij.

“Faleminderit Atletico Madridit për gjithçka. Klubi im i parë dhe dashuria ime më e madhe. Tani është koha që të kaloj te Chelsea”, ka shkruar Diego Costa. Nuk dihet nëse llogaria e Instagramit është zyrtarja e Costas. 

Chelsea ende nuk e ka konfirmuar transferimin, prandaj nuk ka informacione as për detajet kontraktuale dhe të transferit.

Diego Costa do ta zhvillojë ndeshjen e fundit për Atleticon më 24 maj ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment