Blutë e Londrës dërguan vëzhgues edhe në sfidën e mesjavës kundër Granadas ku Diego Costa shënoi golin e fitores dhe mesa duket, gjithçka është vendosur, tashmë mbetet vetëm çështje kohe që Chelsea të rrëmbejë firmën e talentit të rritur nën kujdesin e Diego Simeones. Sipas “Daily Mail”, negociatat do të jenë komplekse dhe delikate, pasi në këtë çështje mund të përfshihet edhe portieri belg i Atleticos, Cortuis, i cili është huazuar nga ekipi anglez që ka kartonin e tij deri në vitin 2016. Chelsea është i interesuar të transferojë në “Voncente Calderon” Fernando Torres për të ulur sa më shumë çmimin e Diego Costas, por nga ana tjetër, Simeone kërkon lojtarë të rinj dhe me perspektivë për të ardhmen. Një telenovelë e vërtetë merkatoje pritet të nisë këtë verë në aksin Londër-Madrid, por kur milionat nuk mungojnë, të tilla çështje mbyllen me sukses dhe Chelsea duket se do të përfitojë nga ky avantazh për të transferuar në Premier League një nga njerëzit më të përfolur të momentit në botën e futbollit.
Shto koment