Derbi i javës zhvillohet në Mitrovicë

25.08.2013 (komentet: 0)

Derbi i xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në Mitrovicë, ku do të përballen në mes vete Trepça ’89 dhe Llamkos Kosova.

Skuadra mitrovicase u tregua e fuqishme në xhiron e parë duke fituar bindshëm ndaj Ferronikelit (4-0), ndërsa vushtrriasit e nxorën një pikë ndaj ekipit tjetër mitrovicas, Trepça (0-0).

Sidoqoftë, kjo do të jetë një super përballje pasi të dyja skuadrat kanë ekipe cilësore, ndër më të fortat në vend.

‘Xehetarët’ e synojnë fitoren e dytë të sezonit, të parën para publikut të tyre, kurse objektiv i bardh e kaltërve është që të mbeten të pamposhtur edhe këtë herë.

Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje, Ferizaj e pret Hysin. Skuadra e Bylbyl Sokolit në stadiumin e vetë e kërkon fitoren e parë të sezonit.

Raiffeisen Superliga

Sot

Trepça ’89 – Llamkos Kosova17:00

Ferizaj – Hysi17:00

Kthehu mbrapa

Shto koment