DEBAT- A do të largohet Lampard nga Chelsea, dhe a do ta thyejë rekordin e golave këtë sezon?

28.04.2013 (komentet: 0)

Me shumë gjasa, Frank Lampard-Chelsea, pritet të ‘divorcohen’ këtë sezon.


Mjafton ta përmendim atë gabimin e Chelsea TV, ku thoshte, ish-mesfushori i Chelseat, Lampard. Fansat janë kundër këtij largimi, por jo të të njëjtit mendim janë edhe disa drejtues të Chelseat.
Rekordi - Edhe shumë herë vet lojtari e ka përmendur rekordin. Ai ka shpresuar dhe vazhdon të shpresoj se edhe këto pak ndeshjet sa i kanë mbetur mund ta thyej rekordin.
Tani, a e dëshiron të njëjtën gjë trajneri, Benitez?
Në këto ndeshjet e fundit, Lampard nuk është se po luan në formacionin bazë shumë herë, gjë që vështirson edhe thyrjen e rekordin. Pra, sipas mediave është edhe Benitez, ai që po e pengon rekordin e Frank Lampard.
The Sun: Mourinho vjen nëse i vazhdohet kontrata Lampard? 
Ky është një element tjeter që Lampard duhet të vazhdoj të qëndroj tek Chelsea dhe thyrja e rekordit të bëhet edhe më e lehtë. The Sun disa ditë më parë botoi një artikull, kinse Mourinho i ka kërkuar Chelseat vazhdimin e kontratës së Lampard, nëse pastaj nën drejtimin e Chelseat të vij, Jose Mourinho.

Pikpyetja më e madhe mbetet, A do qëndroj Lampard te Chelsea, a do ta thyej rekordin, a do vij Mourinho në se largohet Lampard?.





Kthehu mbrapa

Shto koment