DE BIASI: NUK DO TA PENGOJMË KOSOVËN NË NDËRTIMIN E EKIPIT

12.11.2015 (komentet: 0)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se kanë marrëdhënie të mira me FFK-në dhe se nuk janë duke e penguar atë në krijimin e skuadrës

“Dyert e kombëtares janë të hapura për çdo futbollist shqiptar, unë do të ftoj lojtarët që kanë ndihmuar në kualifikim. Kemi marrëdhënie të mira me FFK-në dhe nuk do ta pengojmë FFK-në në rrugën e saj. Kemi një ekip shumë të mirë edhe Kosova ka fatin e mirë që ka shumë lojtarë të mirë dhe në rast që ndonjë futbollist nuk ftohet nga Kosova, atëherë ne na duhet do t’i ftojmë”, ka thënë De Biasi, duke iu kundërpërgjigjur kësisoj përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaki, i cili dy ditë më parë theksoi se Shqipëria nuk duhet t'ia merr tani lojtarët Kosovës, kur është duke e ndërtuar ekipin e saj.

Kthehu mbrapa

Shto koment