Davids: Nuk do hyja as në stolin e këtij Juventusi

24.02.2014 (komentet: 0)

Ish-mesfushori i Juventusit, Edgar Davids, ka shprehur admirimin e tij për ekipin aktual të Juventusit, që thotë se është aq i fortë sa që nuk do të arrinte të futej as në pankinën e tij.

Davids ka bartur fanellën e Juventusit nga viti 1997 deri në vitin 2004 duke fituar tri Scudetto dhe duke arritur një finale të Ligës së Kampionëve.

“Niveli i këtij ekipi është aq i lartë, sa që tani nuk do të isha as pjesë e pankinës”.

“Ekziston balanc i madh në këtë grup. Lojtarët si Vidal dhe Pogba bëjnë kontribut të mirë. Kur jeni gjithmonë në pjesën e kundërshtarit, është e vështirë sepse nuk ka hapësirë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kontrolloni lojën dhe të lëvizni shpejt topin”, u shpreh Davids.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment