David Villa është i rëndësishëm për Barcelonën.

18.03.2013 (komentet: 0)

Barcelona i ka ofruar ofertë të re të përmirësuar sulmuesit të rikthyer në formë, David Villa.

Spanjolli do të jetë agjent i lirë në fund të sezonit të ardhëm, me disa klube angleze që janë duke përcjellë situatën.

Megjithatë, sipas Daily Mail, Barcelona ende e sheh lojtarin si të rëndësishëm për klubin dhe ka përgatitur ofertë për vazhdimin e kontratës me të.

Edhe vetë lojtari mund të jetë i interesuar të qëndrojë në Camp Nou, pasi ky mund të jetë shansi më i mirë për të luftuar për një vend në ekipin kombëtar.

Kthehu mbrapa

Shto koment