Cruyff: Neymar është viktimë

14.05.2014 (komentet: 0)

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, ndjen se katalanasit nuk kanë pasur zgjidhje tjetër pos që t'i ofrojnë kontratë më të mirë Lionel Messit pasi e bënë Neymarin lojtarin më të paguar në botë.

Holandezi beson se rinovimi është zgjidhje e përkohshme për Messin që nuk ka treguar formë të mirë, teksa thotë se edhe disa yje tjera të Barcelonës kanë paguar pagë më të mirë se Neymar.

“Rinovimi i Messit është vetëm tejkalim i përkohshëm i situatës sepse sytë ishin kah ai pas situatës me Neymarin”.

“Por, çfarë të themi për Xavin, që po ashtu ka dhënë gjithçka për Barcelonën?”.

“Nuk është gabimi i Neymar, ai është viktima. Unë nuk dua ta diskreditoj atë. Agjenti i tij nuk i ka bërë gjërat si duhet”, ka thënë Cruyff. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment