Costa: E dinim se do ta mposhtim Milanin
20.02.2014 (komentet: 0)
Lojtarët e Atletico Madridit e dinin se mund ta mposhtnin Milanin nëse jepnin maksimumin – ka thënë Diego Costa.
Sulmuesi me origjinë braziliane ishte golashënuesi i vetëm në triumfin e Los Rojiblancos, i cili i bën favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Courtois është njëri nga portierët më të mirë në botë dhe ai e di këtë. Me një portier si ai, ndjehemi të sigurt. Megjithatë, e dimë se asgjë nuk ka marrë fund”.
“Kemi rezultat të mirë, por Milani është skuadër e madhe dhe gjithçka mund të ndodhë”.
“Virtyti ynë më i mirë është lidhja që ka ekipi. E dinim se me angazhim të madh do ta merrnim rezultatin që donim”, ka thënë Costa për Uefa.com.
Punoi : Engjell Smerqaku
Shto koment