Conte lëvdata për Tevez dhe Llorente

03.03.2014 (komentet: 0)

Antonio Conte mendon se Carlos Tevez dhe Fernando Llorente e bënë dallimin për Juventusin në fitoren 2-0 ndaj Milanit.

 

Të dy sulmuesit shënuan nga një gol në derbin e mbrëmshëm në San Siro, për të ndihmuar kampionët në fuqi të nxjerrin tre pikë të plota.

“Ne nuk kishim shumë probleme në pjesën e dytë dhe madje për pak sa nuk e dyfishuam epërsinë përmes Carlitos”.

“Ai është një lojtar i cili e nxeh atmosferën, sa më shumë që lulëzon. Ai është më i mirë me shpinën të kthyer kah murri”.

“Por ai nuk është i vetmi. Mendoj se Llorente, i cili pati një ndeshje të mahnitshme, po ashtu është shqetësim për mbrojtësit kundërshtar”, ka thënë Conte

Pergaditi : E.Smerqaku,G.Hyseni  

Kthehu mbrapa

Shto koment