Çmendet PSG, ofron 75 milionë euro për Busquets

20.02.2015 (komentet: 0)

Skuadra franceze në pronësi të sheikëve, PSG, këtë verë po përgatitet për mega-transferin e radhës.

Pasi ka shpenzuar para të majme sezonet e kaluara për lojtarët si Javier Pastore, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva, David Luiz, Marquinhos, Lucas Moura, skuadra franceze në verë pritet t’i zbrazë gjepat edhe për një futbollist tjetër të madh.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll të Barcelonës, Sergio Busquets, të cilin trajnerët si Pep Guardiola dhe Vicente del Bosque e cilësojnë si mesfushorin defensiv më të mirë në botë. E për shërbimet e tij, francezët janë të gatshëm të paguajnë hiq më pak se 75 milionë euro.

Busquets tërë karrierën e tij ka luajtur për katalunasit dhe ndoshta një ofertë e majme nga PSG do ta bëjë atë që ta ndërrojë klubin në verë.

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, a vlen kaq shumë para një mesfushor si Busquets? Dhe, a është ai lojtari i cili i duhet PSG-së? Na shkruani në hapësirën për komente.

Kthehu mbrapa

Shto koment