City në prag të nënshkrimit me Victor Valdes?
20.03.2014 (komentet: 0)
Manchester City pritet ta mposhtë Monacon në garën për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Victor Valdes.
Me kontratën që skadon në fund të qershorit, Valdes është në negociata me disa klube që nga Viti i Ri.
Megjithatë, L'Equipe shkruan se Valdés, 32-vjeç, do të luajë për Manchester City sezonin e ardhshëm. Të dyja palët raportohet se janë afër një marrëveshje pas negociatave intensive ditëve të fundit.
Ai ka pranuar një marrëveshje për të luajtur për Monacon, por ajo i lejon atij të nënshkruajë për një klub tjetër, nëse vjen ndonjë ofertë më e mirë.
/E.Smerqaku/
Shto koment