City fiton kupën me rikthim fenomenal

02.03.2014 (komentet: 0)

Manchester City ka arritur të kthehet nga disavantazhi për të mposhtur Sunderlandin me rezultat 3-1 në finalen e Capital One Cup të zhvilluar në Wembley.

 

City e filloi këtë sfidë me formacionin më të fortë në përbërje, por starti nuk ishte i dëshiruari.

Fabio Borini (10’) befasoi qytetarët e Manchesterit me një gol që hapi sfidën.

Në pjesën e parë mbeti ky rezultat, përkundër përpjekjeve të Cityt për të barazuar.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të ishte Yaya Toure ai që shënoi për 1-1 dhe vetëm një minut më vonë Samir Nasri finalizoi rikthimin ekspres të Cityt për 2-1.

Në minutën e fundit (90’), Samir Nasri shënoi sa për statistika për 3-1 dhe fitoren e madhe të Manchester Cityt.

Ky është trofeu i parë i Manuel Pellegrinit me Manchester Cityn, teksa e hap rrugën drejt një triplete të paprecedentë për Cityn, pasi ata janë në garë edhe në tri kompeticione të ndryshme këtë sezon.

Pergaditi:E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment