Chiellini: Balotelli, talenti më i madh i Italisë

10.03.2014 (komentet: 0)

Mario Balotelli është talenti më i madh që ka Italia për Kampionatin Botëror. Kështu mendon Giorgio Chiellini.

Chiellini: Balotelli, talenti më i madh i Italisë

Sulmuesi i Milanit pritet ta udhëheqë fazën ofensive të Azzurrëve në turneun veror në Brazil dhe mbrojtësi i Juventusit beson se ai do të tregohet i suksesshëm.

“Mario Balotelli është padyshim talenti më i madh në futbollin italian”.

“Karriera e tij deri më tash ka pasur shumë ngritje dhe rënie, por të shpresojmë që në Kampionatin Botëror, ai do ta udhëheqë skuadrën ashtu si duan të gjithë tifozët e Italisë”, ka deklaruar Chiellini për Goal.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment