Chelsea “sërish në mesin e më të mirëve në Evropë”

19.03.2014 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se ata mund të jenë krenarë që arrijnë në tetëshen e fundit të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht arritjeve të paraardhësit të tij, Rafael Benitez, menaxheri aktual i Bluve ka folur me mospërfillje për Europa League dhe është i lehtësuar që Chelsea është “në mesin e klubeve më të mira në botë”.

“Ne jemi atje (në tetëshen e fundi) – por është më ndryshe se sa sezonin e kaluar, pasi sezonin e kaluar Europa League ishte në tjetër nivel”.

“Të vish nga Europa League në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, është e rëndësishme për klubin, e rëndësishme për lojtarët”.

“Ne jemi klub kampion në Ligën e Kampionëve dhe tash ne jemi në mesin e tetë më të mirëve, klubeve më të mira në botë, dhe ne jemi atje. Lojtarët meritojnë të jenë atje”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment