Chelsea s’do ta harrojë Drogban

18.03.2014 (komentet: 0)

Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matic, pret një mikpritje të ngrohtë në Stamford Bridge për Didier Drogba, por thotë se ai nuk do të harrohet kurrë.

“Unë isha këtu kur Drogba luajti për Chelsean dhe ai është lojtar i madh”.

“Ai është legjendë e klubit. Do të jetë shumë mirë për të që të luajë para tifozëve të tij në Stamfrod Bridge. Tifozët e Chelseat nuk do ta harorjnë atë sepse është lojtar i shkëlqyer dhe një njeri shumë i mirë”.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të fitojë Chelsea, por ne jemi gjithmonë favoritët për ta bërë këtë”, u shpreh Matic.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment