Chelsea pranon tifozët nga Kosova

05.12.2013 (komentet: 0)

Skuadra e njohur angleze Chelsea zyrtarisht ka futur ne mesin e tifozëve zyrtarë edhe Kosovën.

Në faqen e klubit nga Londra në mesin e mbi 90 shteteve tashmë figuron edhe grupi i tifozëve kosovarë të njohur me emrin “Chelsea Fan Club Kosovo”, transmeton fishmedia. Dy përfaqësuesit e zyrtarë të këtij grupi Vivianit Fejza dhe Kristian Karaqi, kanë shpjeguar rrjedhën se si ka shkuar rruga drejt certifikimit të tifozëve nga Kosova. “Iniciativa ka nisur pothuajse para dy vitesh. Atëherë kemi nisur kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës nga Londra. Të them të drejtën në fillim kemi pasur disa pengesa pasi Kosova nuk ka figuruar askund në aplikacionet që duhej mbushur, pos pas përpjekjeve kemi arritur që të gjejmë gjuhën e përbashkët”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit klubit Vivianit Fejza. Ndërkohë udhëheqësi tjetër i grupit Krisitan Karaqi, ka thënë se aplikacionet zyrtarisht janë dorëzuar para dy muajsh. ” Aplikimin e kemi dorëzuar në muajin tetor, ndërsa përgjigjen e parë e kemi marr pas një muaji. Aty na është thënë se duhet bërë regjistrimi i anëtarëve, këtë e kemi përfunduar ndërsa sot ( e mërkurë), na është kumtuar lajmi se jemi të pranuar edhe zyrtarisht. Natyrisht në tërë këtë rrugëtim i angazhuar me ne ka qenë edhe themeluesi tjetër i grupit Fidan Rama, i cili ka qenë i angazhuar nga fillimi në këtë proces”, ka deklaruar Karaqi. Ai ka bërë të ditur se brenda dy javësh nga Londra do të arrij edhe certifikatat e anëtarësimit dhe një letër falënderimi e nënshkruar nga kapiteni i skuadrës John Terry. Drejtuesit e “Chelsea Fan Club Kosovo”, më tej kanë treguar se aktualisht kanë të anëtarësuar 50 tifozë derisa ky proces do vazhdoj edhe më tutje.

Një ndër organizimet më të mira që ky grup i tifozëve kosovarë ka bërë është ai i 30 gushtit përkatësisht në ndeshjen e Super Kupës së Evropës mes Chelsea dhe Bayern Munchen. Në këtë tubim kanë marr pjesë më shumë se 300 tifozë nga gjitha vendet e Kosovës. Organizimi i radhës është paralajmëruar për 29 dhjetor konkretisht për ndeshjen e Premier Leagues ndaj Liverpoolit.

Përgaditi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment