Chelsea ilaq i Man Utd,fiton midis Old Trafordit.

05.05.2013 (komentet: 0)

Chelsea e ka fituar derbin e kësaj jave në Angli ndaj Manchester Unitedit me rezultat minimal 1:0, duke e bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

 

Skuadra londineze ka bërë lojë ofanzive, duke i kërkuar gjithsesi të tria pikët, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ dukeshin më të relaksuar pasi e siguruan titullin më herët.

Blues e qëlluan shtyllën përmes Oscarit në pjesën e parë, ndërsa goli i fitores arriti vetëm në minutën e 87-të përmes spanjollit Juan Mata.

Në fund të takimit, Rafael Da Silva i vendësve u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj David Luizit.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea kaloi në pozitën e tretë, plus e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Kthehu mbrapa

Shto koment