Chelsea hjek por e mboshtë Aston Villan.

21.08.2013 (komentet: 0)

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Premier duke mposhtur Aston Villan me rezultat 2-1.

Në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge, vendasit kaluan në epërsi përmes një autogoli të Antonio Lunas, i cili shënoi pas presionit të Eden Hazard (6’).

Mysafirët e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë (45’+3), ndërsa goli erdhi falë aksionit të dyshes Gabriel Agbonlahor dhe Christian Benteke. Ky i fundit realizoi.

Golin e fitores për Blutë e shënoi Branislav Ivanovic me kokë, pas një harkimi të Frank Lampard nga gjuajtja e lirë (73’).

Chelsea numëron gjashtë pikë pas dy javësh dhe Jose Mourinho duket se po ia kthen fuqinë kësaj skuadre.

Kthehu mbrapa

Shto koment