Chelsea fiton sepse nuk është United.

01.10.2013 (komentet: 0)

Ekipi i Chelseat iu është rikthyer fitoreve, pasi e mposhti si mysafir ekipin rumun Steauan e Bukurshtit dhe atë me rezultatin e thellë 0 me 4.

Serinë e golave e hapi mesfushori brazilian Ramirez në min. e 20 pas një asisti nga sulmuesi me përvojë Eto. Londinezët rezultatin e dyfishuan në min e 44, pas një autogoli të Georgievskit, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Ramires përsëri hyri në listën e realizatorëve pasi shënoi edhe golin e dytë për të dhe të tretin për ekipin e tij, i cili asistin e Oscar e shndërroi në gol. Golin e katërt dhe të fundit në këtë takim e shënoi Lampard në min. e 90.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në pozitën e dytë me 3 pikë nga dy takime aq sa ka edhe Basel, ndërsa grupin E e kryeson Schalke me 6 pikë nga dy takime.

Punoi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment